Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “5D”, zbulohet arsyeja
27/11/2025 10:21
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për çështjen “5D” për shkak të mungesës së avokatëve.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se seanca e radhës u shty për në datën 10 dhjetor, ora 9:30.
“5D Construction” dyshohet se ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet për punët publike të tenderuara nga Bashkia Tiranë, duke administruar dhe deklaruar faturat fiktive të lëshuara nga personat nën hetim.
Skema mashtruese, sipas Prokurorisë, synonte përfitimin e padrejtë të kreditimit të TVSH-së dhe uljen e bazës së tatueshme për tatimin mbi fitimin, duke dëmtuar interesat financiare të shtetit.
Top Channel