Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, rëndohet akuza ndaj të miturit për plagosjen e 15-vjeçarit në Durrës Moti i keq i ditëve të fundit shkaktoi një tjetër shembje në rrugën Elbasan Gjinar pranë fshatit Dërstilë.
Me gjithë kërkesat e vazhdueshme pranë ARRSH askush nuk është kujtuar për atë që cilësohet zona më e bukur turistike e Elbasanit, pjesë e modelit të zhvillimit “100 fshatrat”.
Edhe pse shumë të familje të zonës janë kthyer nga emigrimi për të investuar në bujtina duke i besuar premtimeve për zhvillim turistik, Gjinari ka mbetur peng i infrastrukturës së shkatërruar rrugore.
Një aferë korrupsioni bëri që rruga e inauguruar përgjysmë në vitin 2011 shumë shpejt të shkatërrohej dhe tashmë gjendja është e tillë. Edhe pse vetëm 23 km për të arritur në Gjinar tashmë të duhet më shumë se një orë.
Sikur të mos mjaftonte puna e dobët, mungesa e kanalizimeve që sollën rrëshqitje në shumë zona dhe abuzimi me fondet, tashmë shfrytëzimi nga mjetet e rënda që punojnë në guroret e zonës po e çojnë drejt degradimit total.
Top Channel