Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave për turistët jashtë Europës, ja sa do paguajnë më shumë se europianët pjesa tjetër e botës
Numri tragjik i viktimave nga zjarri në kompleksin rezidencial në Hong Kong po rritet edhe më shumë, teksa autoritetet që tani thonë se 83 persona kanë vdekur dhe 75 janë plagosur.
Numri i personave të zhdukur është gjithashtu jashtëzakonisht i lartë, deri tani të paktën 250.
Të paktën një zjarrfikës ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në përpjekjet për shuarjen e zjarreve.
Më shumë se një ditë pasi shpërtheu zjarri në zonën Tai Po, autoritetet thonë se është “në thelb nën kontroll” pasi vetëm disa zjarre kanë mbetur në ndërtesa.
Konkretisht, katër nga tetë ndërtesat në kompleks janë shuar dhe shuarja e zjarreve po vazhdon në tre prej tyre. Ndërtesa e tetë nuk u prek nga zjarri.
Detyra e shuarjes së zjarrit ishte jashtëzakonisht e vështirë për shkak të materialeve të ndezshme dhe ngarkesës së madhe të nxehtësisë në ndërtesa.
Qindra njerëz janë zhvendosur në strehimore të përkohshme.
Ndërkohë, vëmendja e Autoriteteve është përqendruar në shkaqet e zjarrit, të cilat mbeten të panjohura për momentin.
Kompleksi banesor po rinovohej dhe jashtë ishin ngritur skela prej bambuje dhe rrjete, të cilat ishin të ndezshme dhe duket se kanë kontribuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit.
Tre drejtues të kompanisë së ndërtimit janë arrestuar me dyshimin për vrasje të paqëllimshme dhe “pakujdesi të rëndë”.
Top Channel