Reshje të dendura në qarkun e Gjirokastrës, bllokohet aksi rrugor Kolonjë-Golëm, izolohen dhjetëra banorë

27/11/2025 09:53

Reshjet e dendura të 12 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në disa akse rrugore të jugut.

Aksi Kolonjë–Golëm, në Bashkinë Gjirokastër, është bllokuar plotësisht si pasojë e inerteve të rëna nga lartësitë dhe terrenit të paqëndrueshëm, duke lënë të izoluar dhjetëra banorë të zonës së Golëmit.

Situata paraqitet e rënduar edhe në Dropull, ku vijon të jetë e pakalueshme rruga Glinë–Nepravishtë. Probleme të ngjashme raportohen edhe në qarkun e Gjirokastrës dhe Përmetit, ku shkarjet e dherave kanë bllokuar aksin Frashër–Verçisht dhe Frashër–Miçan, duke izoluar lëvizjen në zonë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta