Gripi i shpendëve, ekspertët e shëndetit të shqetësuar: Mund të sjellë një pandemi më të keqe se koronavirusi
Një operacion i madh kërkim-shpëtimi u zhvillua në një vendpushim skijimi në Austri, pasi disa skiatorë u rrëmbyen nga një ortek.
Incidenti ndodhi pranë Qafës Daunscharte, një zonë jashtë pistës në akullnajën Stubai, thanë zyrtarët. Ekipet e shpëtimit nxorën nëntë persona të gjallë, ndërsa tre të plagosur u transportuan me helikopter në një spital në Tirol. Nuk ishte menjëherë e qartë se sa serioze ishin lëndimet e tyre.
Operacioni i shpëtimit mobilizoi afërsisht 250 persona, duke përfshirë ekipe shpëtimi, ekipe me qen të trajnuar posaçërisht dhe helikopterë kërkimi. Masat e mëdha të borës arritën edhe në një pjesë më të ulët të pistës, gjë që çoi në pezullimin e funksionimit të saj për arsye sigurie.
Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të Autoriteteve, deri në mesditë nuk kishte një pamje të qartë nëse kishte ende njerëz të bllokuar nën borë, me kërkimet që vazhdonin intensivisht duke pasur parasysh kushtet e vështira të motit dhe rrezikun e rënieve të reja.
Top Channel