Një tjetër rast prostitucioni në Durrës, arrestohen vajzat nga Brazili/ Të rejat i bënë rezistencë policisë, çfarë iu gjet në banesën e marrë me qira

27/11/2025 08:54

Një tjetër rast prostitucioni është konstatuar në Durrës, ku u vunë në pranga dy vajza nga Brazili.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STORM”, nën hetim mbetet edhe një person tjetër.

Vazjat nga Brazili kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 në Durrës, e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike.

Dy të rejat i kanë bërë rezistencë policisë, duke refuzuar të hapin derën.

“Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, këto shtetase kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit, e cila më pas u hap me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira, në lagjen nr. 2 në Durrës, një apartament dhe e shfrytëzonin për ushtrimin të prostitucionit dhe konsumimit të lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, disa karta SIM, si dhe dy sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis dhe çokollatë me përmbajtje kanabis”, njofton policia.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim droge”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta