Mbi 13 orë rezistencë policisë/ Julian Cumraku dhe Erzen Uka dolën para gjykatës, u lanë në burg

27/11/2025 13:00

Dy të arrestuarit në Fushë-Arrëz, Erzen Uka dhe Julian Cumraku, kanë dalë sot përpara trupës gjykuese të Gjykatës së Shkodrës.

Në ndryshim nga sa u publikua fillimisht në komunikatën zyrtare të Policisë së Shtetit ku thuhej se të dy dyshoheshin për disa vepra penale, mes të cilave edhe nxitje dhe thirrje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste,Prokuroria e Shkodrës ka paraqitur ndaj tyre një akuzë të vetme: armëmbajtje pa leje.

Pas shqyrtimit të materialeve dhe pretendimeve të palëve, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Julian Cumrakun dhe Erzen Ukën.

Për akuzat e tjera për ‘kundërshtim të forcave të policisë’ dhe ‘nxitje e thirrje për vepra me qëllime terroriste’ po vijojnë hetimet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta