“Zjarrr… duhen nesër me firmë”/ Kryebashkiaku Erion Isai pyetet dy orë në SPAK për tenderat që po hetohet

27/11/2025 14:10

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur sërish në SPAK këtë të të enjte.

Isai është thirrur lidhur me dy tenderat që po hetohet, raporton gazetarja Anila Hoxha, ku u mor në pyetje rreth dy orë.

Së bashku me zyrtarë të tjerë të Bashkisë, Isai akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Dosja është ndjekur nga prokurori Dritan Prençi dhe përfshin dy tendera kryesorë, për ndërtimin e një ujësjellësi dhe një tjetër për ndërtimin e rrugës Korçë–Ersekë, për të cilën dyshohet se është manipuluar dokumentacioni teknik, me qëllim përfitime të paligjshme.

Përveç Isait, në këtë çështje janë marrë në procedim penal edhe 7 persona të tjerë, përfshirë administratorë të shoqërive private të angazhuara në projektet e tenderuara nga Bashkia Kolonjë. Dyshohet se procedurat e prokurimit janë paracaktuar dhe favorizuar, duke i sjellë përfitime të padrejta operatorëve të lidhur me zyrtarët vendorë.

SPAK ka sekuestruar komunikime përmes aplikacionit WhatsApp midis Erion Isait dhe Entela Çanos, administratore e kompanisë “A & E Engineering”.

Nga mesazhet, dukej një bashkëpunim për të ndryshuar parametrat tekniko-financiarë të projekteve, me qëllim që ato të përshtateshin sipas kërkesave të kryebashkiakut apo të favorizonin palë të caktuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB