Heroina nga Shqipëria dhe kokaina nga Amerika e Jugut/ Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës, 24 masa sigurie, 3 milionë euro asete të sekuestruara

27/11/2025 12:40

Goditet një grup i strukturuar kriminal i trafikut të drogës, ku heroina vinte nga Shqipëria dhe kokaina nga Amerika e Jugut.

24 masa u lëshuan nga autoritetet italiane, nëntë prej të cilave ishin ‘arrest në burg’. Nga operacioni u sekuestruan mbi 3 milionë euro në asete.

Gjatë operacioneve, u arrestuan 10 persona që i përkisnin bandës kriminale dhe u sekuestruan mbi 550,000 euro në para të gatshme, 10 makina, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg drogë, përfshirë kokainë dhe heroinë.

Hetimi, i koordinuar nga DDA e Brescias, u zhvillua në bashkëpunim të Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm dhe Eurojust.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta