Grushti shteti në Guinea, ushtria merr kontrollin, arrestohet presidenti

27/11/2025 12:18

Një grup oficerësh ushtarakë në Guinea-Bissau kanë marrë kontrollin e vendit, ndërsa raportimet e para thonë se presidenti Umaro Sissoco Embaló është arrestuar.

Grushti i shtetit ka shpërthyer pas të shtënave me armë në kryeqytetin Bissau, ku ushtarët shpallën pezullimin e procesit zgjedhor dhe vendosën një shtetrrethim gjatë natës.

Ky zhvillim ka ndodhur në një moment kur vendi po priste shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të së dielës, që përfshinin dy rivalët kryesorë, Embaló dhe Fernando Dias.

Pasi u dëgjuan të shtënat në afërsi të pallatit presidencial, burime qeveritare i thanë BBC-së se presidenti Embaló ishte ndaluar.

Më pas, oficerët ushtarakë u shfaqën në televizionin shtetëror dhe shpallën marrjen e kontrollit të shtetit, duke akuzuar politikanët të paidentifikuar për përpjekje për të destabilizuar vendin me mbështetje të një baroni të drogës.

Ata njoftuan mbylljen e kufijve të vendit dhe vendosjen e një shtetrrethimi. Oficerët gjithashtu kërkuan që popullata të qëndronte e qetë, ndërkohë që u ngritën pika kontrolli nëpër të gjithë kryeqytetin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta