I kërkuar në Itali për vrasje, kapet në Kakavijë shqiptari
Procedohen tre shtetas të mitur, të moshave 14, 15 dhe 16 vjeç, në Fier pasi gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën doreza metalike dhe fishekë luftarak.
“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në Poçem, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin B. H., 58 vjeç, banues në Ksamil, me automjetin me drejtues shtetasin L. A., 43 vjeç, banues në Durrës, u dëmtuan dy drejtuesit dhe dy pasagjeret, shtetaset E. A. dhe M. H., informojmë se në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Sh., 49 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa pemë ulliri në fshatin Ngjeqar, në pronësi të një 35-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin Gj. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një 35-vjeçari, duke i premtuar se do t’i sillte një automjet;
-tre shtetas të mitur, të moshave 14, 15 dhe 16 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën doreza metalike dhe fishekë luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel