Si përvitshëm, Forca e Sigurisë së Kosovës, në prag të Ditës së Flamurit, hapi dyert në Ditën e saj për qytetarët.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, u ekspozua fuqia e forcës që do shndërrohet edhe pak vjet në ushtri.  Ushtarët mirëpriten qytetarë të shumtë këtë të enjte të ftohtë, duke ua treguar nga afër punën e përditshme që bëjnë.

Në shënimin e Ditës së Forcës, pjesë ishin edhe krerët shtetëror që thanë se vendi është i rreshtuar krah aleatëve ndërkombëtar e forca po ashtu.

Në kuadër të Ditës së Forcës, shkollat organizojnë turne me fëmijët për t’i njoftuar me FSK-në në kazermen “Adem Jashari”. Forca e Sigurisë së Kosovës u formua me ligj të veçantë në vitin 2018 dhe në vitin 2028 do të përfundojë ciklin transformues në ushtri.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta