Dhuna digjitale është në rritje te gratë dhe vajzat në Shqipëri.
Ajo njeh forma të reja, që nga abuzimet me imazhin duke përdorur Inteligjencën artificiale, bullizmi, përndjekjet online, kërcënimet, zhvatjet përmes internetit, të cilat ndikojnë direkt në shëndetin mendor të grave dhe vajzave.
Në Shqipëri llogaritet se 41% e vajzave dhe grave të moshës mbi 18 vjeç kanë përjetuar të paktën një nga format e dhunës të ushtruar përmes teknologjisë. 1 në 2 gra dhe vajza në vend ka përjetuar një ose më shumë forma të dhunës gjatë jetës së tyre. 27 gra janë vrarë në tre vitet e fundit nga partneri ose nga një anëtar i familjes.
“Ne po forcojmë ligjin,” shprehet Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se abuzimet, kërcënimet dhe ngacmimet në internet kanë pasoja të dëmshme te gratë dhe vajzat, ndaj kërkohet mbrojtje njëlloj si për dhunën jashtë internetit, pasi urrejtja seksiste në internet mund të përshkallëzohet në krime urrejtjeje në botën reale.
Është hapur tashmë fushata 16 Ditët e Aktivizmit për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, e cila u bën thirrje qeverive, kompanive të teknologjisë të veprojnë menjëherë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për t’i vënë platformat digjitale para përgjegjësisë.
Top Channel