Dhuna online po rritet/ Fushatë sensibilizimi edhe në Elbasan, Shqipëria vuan edhe për bazë ligjore

27/11/2025 12:11

Në Elbasan ka nisur fushata 16 ditore e sensibilizimit kundër dhunës me bazë gjinore, këtë vit në një tjetër fokus, dhunën dhe përndjekjen në platformat dixhitale.

Gjithnjë e në rritje  janë rastet e dhunës online, por në këtë aspekt, veç të tjerave, Shqipëria vuan edhe për bazë ligjore të përshtatshme në këtë drejtim.

Të gjithë institucionet dhe shoqëria civile janë duke theksuar si mund të ndihmojmë që të kemi sa më pak raste vajzash të cilat të jenë në platformat dixhitale të sigurta. Në fakt ne na mungon një bazë e mirë ligjore dhe në rang global vetëm 40% e shteteve kanë një baze të mirë ligjore për të mbrojtur qytetarët e tyre”, shprehet Mirela Gjoni, Forumi i Gruas Elbasan.

Fushata synon informimin në masë të qytetarëve me qëllim parandalimin e rasteve të dhunës, por edhe trajtimin kur këto raste ndodhin.

Thirrja ime i drejtohet çdo qytetari, çdo gruaje ti drejtohen institucioneve përkatëse. Në Bashki është koordinatori kundër dhunës dhe Brenda një viti kemi menaxhuar 160 raste të dhunës në familje. Askush të mos heshtë përballë dhunës port ë drejtohet tek institucionet që janë përgjegjëse për trajtimin e këtyre rasteve.”, deklaron Nadire Kreka, Bashkia Elbasan.

Në të gjithë qarkun e Elbasanit në një vit menaxhohen nga institucionet rreth 260 raste të dhunës me bazë gjinore, fizike apo online. Shifra këto që mund të jenë edhe më të mëdha teksa në shumë familje dyert qëndrojnë të mbyllura dhe gratë të heshtura përballë dhunës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta