Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në një zjarr të madh që shpërtheu në një gradaçelë në veri të Hong Kongut sot, sipas The Sun.
Ndërkohë BBC raporton se të paktën 13 persona ndodhen akoma të bllokuar brenda ndërtesës, ndërsa zjarrfikësit vijojnë punën për nxjerrjen e tyre nga gradaçela.
Tym i zi i dendur doli nga ndërtesat ndërsa zjarrfikësit luftonin me flakët. Disa njerëz mbetën të bllokuar brenda, ndërsa një burrë pësoi djegie të rënda, sipas transmetuesit publik RTHK, duke cituar policinë.
Fire engulfs a residential building in Hong Kong https://t.co/0l1qX2uth2
— Reuters (@Reuters) November 26, 2025
Departamenti i zjarrfikësve tha se mori një telefonatë në orën për një zjarr në kompleksin Wang Fuk Court, ndërsa në pak kohë më vonë incidenti u cilësua si një alarm i nivelit 4.
Wang Fuk Court përbëhet nga tetë ndërtesa dhe ka gati 2,000 apartamente. Rreth kullës ku shpërtheu zjarri janë ndërtesa të tjera me skela të jashtme prej bambuje.
BREAKING:
Major fire erupts in several buildings of a high-rise residential complex in Hung Fuk Court in Hong Kong.
Many people are trapped in the buildings as firefighters battle the intense flames. pic.twitter.com/3ZV6JHqB21
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 26, 2025
Top Channel