Problemet nga moti në Kukës/ Rënie gurësh, dherash dhe inertesh në disa akse rrugore në të gjithë qarkun
26/11/2025 15:15
I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu të dendura.
Si rezultat i reshjeve rrugët nacionale vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe dherave.
Mësohet se të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.
I gjithë Qarku furnizohet me energji elektrike përveç fshatit Mamëz Nj.Adm. Kolsh, Nj. Adm. Surroj bashkia Kukës, Nj.Adm. Tropojë e vjetër, Fierz, Llugaj dhe Margegaj bashkia Tropojë e fshati Zarisht Nj.Adm Fajza bashkia Has.
Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.
Top Channel