Ndodh sërish pas një viti, dëmtohet kanali i Ibër Lepencit, persona të paidentifikuar…
26/11/2025 12:02
Kanali i Ibër Lepencit është dëmtuar sërish një vit pas shpërthimit.
Autoritetet e Kosovës bëjnë me dije se dëmtimi është bërë nga persona ende të panjohur.
‘Zubin Potok 22-25.11.2025 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)’’, thuhet në raportin e PK’së.
Ndryshe, për shkak të një shpërthimi, kanali Ibër-Lepenc, ishte dëmtuar edhe një vit më parë. Më saktësisht, shpërthimi ndodhi me 29 nëntor, 2024, rast të cilin, Kosova e cilësoi si një akt terrorist dhe akuzoi Serbinë për organizimin e tij’, thuhet në njoftim.
Top Channel