Tre fshatra të izoluara nga moti i keq në Delvinë, shkatërrohet ura e e fshatit Leftrehor Autorët e krimeve mjedisore nuk ndëshkohen në të shumtën e rasteve.
Mbi 90% e dëmeve në mjedis janë proceduar si kundërvajtje administrative, por edhe gjobat e vendosura janë kryesisht të pambledhura, me vetëm 11.4% të tyre të arkëtuara.
Studimi i Qendrës Burimore të Mjedisit, i mbështetur nga Bashkimi Europian, tregon se vepra si djegia e mbeturinave apo prerja e pyjeve klasifikohen si fenomene të krimit pa autor.
Drejtori i REC, Shqipëri, Mihallaq Qirjo thotë: “Mbi 70% e procedimeve penale nuk fillojnë fare ose mbyllen rrugën. Djegia e pyjeve si një plagë kombëtare nuk ka asnjë gjykim për veprën penale gjatë 2025 ‘shkatërrimi me zjarr i pyjeve’”.
Raporti e bën të qartë që krimi mjedisor nuk është ende në prioritetet kyçe të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Në të njëjtën kohë duhet theksuar se është rritur ndërgjegjësimi i autoriteteve shqiptare për nevojën e forcimit të masave në këtë fushë. Si BE jemi në procesin e mbështetjes me asistencë ndaj Policisë, SPAK-ut, për të qenë më proaktiv në trajtimin e krimeve mjedisore”.
Për shkatërrimin e natyrës, drejtësia ose vonon ose mungon, me një peshë të pakonsiderueshme prej 0.25% të çështjeve të regjistruara në Gjykatën e Apelit.
Top Channel