I mituri u plagos me thikë, Spitali i Durrësit: Zemra kishte dy çarje nga 2 cm, i mituri po trajtohet në Reanimacion

26/11/2025 13:17

Një 15-vjeçar u plagos rëndë me thikë pranë zemrës gjatë një sherri mes disa gjimnazistëve të tjerë në Durrës.

Spitali Rajonal i Durrësit njofton se ndaj të miturit është realizuar një ndërhyrje e vështirë, por fatmirësisht 15-vjeçari aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar.

“Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe organe të dëmtuara nga mjeti prerës. Zemra kishte dy çarje nga 2 cm me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi.

U fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik. Reagim i shpejtë, i pastër, pa humbur asnjë minutë.

Mirënjohje për kirurgët F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe për anestezistin A. Banushi, që e çuan rastin drejt suksesit me profesionalizëm dhe qetësi operative. Pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta