“E le Roelin jetim, o Shpat…”, reagon bashkëshortja e Shpat Kasapit, rrëqeth me mesazhin e saj: Pse u ndave nga jeta në krahët e mi?!

26/11/2025 11:38

Selvije Jao, bashkëshortja e Shpat Kasapit, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një ataku në zemër, ndan dhimbjen e saj për humbjen e tij.

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, ajo tregon për vuajtjen, lodhjen dhe boshllëkun që la Shpati në jetën e familjes.

“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që ta çonim tek logopedët më të mirë. Sa kemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!

Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk e prisja të dëgjoja Roelin duke të thirrur ‘babi’… Nuk e prisje ti, Shpat. Nxitove dhe na la vetëm, pa ty.

E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty, kur duart e tua duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?

Më thoje gjithmonë se do më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi? Pse më keprive zemrën kështu, o jetë?

Inshallah të takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes, por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të të kem këtu për ne.”, shkruan ajo.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta