“Do të dërgojmë më shumë raketa mbrojtëse në Ukrainë”, Starmer përforcon mbështetjen për ukrainasit pas planit të paqes
Autori i katërt dhe i fundit i dyshuar i grabitjes spektakolare që ndodhi më 19 tetor në Muzeun e Luvrit u arrestua në Paris sot në mëngjes.
Burri, i njohur për autoritetet, u mor në paraburgim me akuzat për “vjedhje nga një bandë e organizuar” dhe “krijim të një grupi kriminal”. Sipas informacioneve, ai dyshohet se është i lidhur me tre të pandehurit e tjerë që tashmë janë lënë në paraburgim.
Në të njëjtën kohë, policia franceze njoftoi se kishte arrestuar sot tre persona të tjerë si pjesë e hetimit për rastin. Të dyshuarit e arrestuar sot janë dy burra të moshës 38 dhe 39 vjeç dhe dy gra të moshës 31 dhe 40 vjeç, sipas njoftimit.
Kujtohet se video nga kamerat e sigurisë së muzeut kishte regjistruar katër autorë që kryenin operacionin më 19 tetor, në muzeun historik të kryeqytetit francez.
Duke përdorur një vinç, dy prej tyre hynë me forcë në Galerinë Apollo dhe morën bizhuteri nga koleksioni mbretëror francez, vlera e të cilave wshtw 88 milionë euro. Dy bashkëpunëtorët e tjerë pritën jashtë muzeut për të organizuar arratisjen e grupit.
Arrestimet e para u kryen pasi testet e ADN-së identifikuan dy autorët që hynë në ambientet e muzeut, Ayed G. dhe Abdulai N. dhe më vonë u arrestua edhe Slimane K., i cili besohet se drejtonte njërën nga dy motoçikletat e përdorura në operacion. I dyshuari i arrestuar sot besohet të jetë personi i katërt në grup.
Deri më tani, autoritetet janë ende duke kërkuar për bizhuteritë e vlefshme, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar organizatorin ose autorë të tjerë të grabitjes mbresëlënëse.
Top Channel