Finalizimi i marrëveshjes së paqes me Trump, Kievi e konfirmon: Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA ditët në vijim
Një gjykatës federal ka hedhur poshtë akuzat penale kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, dhe prokurores së përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, pasi vendosi se Lindsey Halligan, e emëruar si prokurore nga Shtëpia e Bardhë, ishte caktuar në mënyrë të paligjshme.
Ndërkohë, Pentagoni ka konfirmuar se po heton senatorin e Arizonës, Mark Kelly, për shkelje të mundshme të ligjit ushtarak pas pjesëmarrjes së tij në një video që u bënte thirrje ushtarëve të refuzonin urdhra të paligjshëm.
Pentagoni nisi procedurat pas publikimit të videos ku Kelly dhe disa ligjvënës të tjerë drejtoheshin trupave amerikane.
Politikanë nga të dyja partitë, përfshirë demokratë dhe ish-kongresmenin republikan Ron Paul, dolën publikisht në mbështetje të Kelly-t. Senatori Reuben Gallego reagoi ashpër ndaj Sekretarit të Mbrojtjes, duke e kritikuar publikisht për nismën e hetimit.
Diplomatë amerikanë dhe ukrainas u takuan për të diskutuar një plan të propozuar nga SHBA-të për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Plani raportohet se përputhet me disa kërkesa të paraqitura më herët nga Moska, duke ngritur pikëpyetje mbi reagimin diplomatik në Kiev dhe në komunitetin ndërkombëtar.
Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të nisur procesin e përcaktimit të disa degëve të Vëllazërisë Myslimane si organizata të huaja terroriste, një hap që pritet të shkaktojë debat brenda dhe jashtë SHBA-së.
Kongresmenja republikane Maria Salazar deklaroi se presidenti venezuelian Nicolás Maduro “e kupton se SHBA-të janë gati të ndërhyjnë”, duke e lidhur këtë mundësi me interesat energjetike, konkretisht naftën.
Në një intervistë me Megyn Kelly, Erika Kirk tha se bashkëshorti i saj i ndjerë, Charlie Kirk, i kishte shprehur dëshirën që organizata e tij politike Turning Point USA të mbështeste JD Vance për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Ajo tha se kjo ishte një nga bisedat e fundit mes tyre para vdekjes së tij.
Top Channel