Sekuestrohet droga me vlerë 10 mln dollarë në kufirin SHBA-Meksikë, 500 pako metamfetaminë ishin fshehur në një ngarkesë me… sallatë jeshile
Dy alpinistë kanë humbur jetën pasi ranë nga maja më e lartë e Zelandës së Re, Aoraki (Mali Cook), një prej ngjitjeve më të rrezikshme në botë.
Ngjarja ndodhi gjatë një ngjitjeje në majën 3,724 metra të lartë të malit. Dy alpinistët e vdekur ishin pjesë e një grupi prej katër personash që përpiqeshin të ngjiteshin në majën e malit.
Dy të tjerët, të cilët nuk u lënduan, kontaktuan shërbimet e emergjencës natën e kaluar dhe u shpëtuan herët të martën me helikopter.
Pavarësisht kushteve të vështira, ekipet e shpëtimit e gjetën trupat e dy alpinistëve të vdekur më vonë, ende të lidhur me parzmoren e ngjitjes.
Asnjë nga alpinistët nuk është identifikuar publikisht, por media e Zelandës së Re raporton se një nga të vdekurit ishte një udhërrëfyes malor i njohur ndërkombëtarisht.
Gati një vit më parë, tre alpinistë nga SHBA-ja dhe Kanadaja u zhdukën gjatë ngjitjes dhe shpallën të vdekur pas një kërkimi të gjatë, megjithatë trupat e tyre nuk janë gjetur ende. Autoritetet thonë se moti i keq kishte penguar kërkimin.
Viktimat që humbasin jetën gjatë ngjitjeve në Aoraki Cook janë një fenomen i njohur. Sipas klubit alpin ClimbNZ, dhjetëra njerëz kanë vdekur në këtë mal, dhe është e zakonshme që një sezon ngjitjeje të kalojë me të paktën një viktimë.
Top Channel