E pazakontë në Tajlandë, gruaja ‘ringjallet’ në arkivol pak çaste para djegies së trupit

25/11/2025 18:41

Një grua, e cila besohej se kishte vdekur dhe ishte gati të digjej në një tempull budist në periferi të Bangkokut, Tajlandë, është gjetur gjallë nga stafi i tempullit.

Menaxheri i përgjithshëm i tempullit, tha për agjencinë e lajmeve se ishte “shokuar” kur dëgjoi një trokitje të lehtë nga arkivoli.

Ai tha se kërkoi që arkivoli të hapej dhe pa gruan “duke hapur sytë dhe duke trokitur në  arkivol. “Duhet të ketë trokitur për një kohë të gjatë,” shtoi ai.

Vëllai i gruas 65-vjeçare tha se zyrtarët lokalë i kishin thënë se motra e tij kishte vdekur. Megjithatë, menaxheri i tempullit tha se vëllai nuk kishte certifikatë vdekjeje.

Ndërsa menaxheri përpiqej t’i shpjegonte vëllait se si të merrte certifikatën e vdekjes, stafi i tempullit dëgjoi një trokitje të lehtë nga brenda arkivolit.

Kur u bë e qartë se gruaja ishte gjallë, kreu i tempullit tha se gruaja duhej të dërgohej menjëherë në spital.

Më vonë një doktor konfirmoi se gruaja kishte pasur hipoglicemi të rëndë një gjendje ku niveli i sheqerit në gjak bie në mënyrë kritike sipas raporteve lokale.

Doktori përjashtoi mundësinë që ajo të kishte pësuar vështirësi të frymëmarrjes ose arrest kardiak, sipas raporteve. Familja kishte udhëtuar gati 500 km nga provincia Phitsanulok në Tajlandë për ceremoninë e djegies së trupit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta