“Jingle Bells”, Gjermania hap tregjet e Krishtlindjeve, shton masat e sigurisë
Zv.ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti, mori pjesë në konferencën shkencore për Ditën e Alfabetit, organizuar në Manastir.
Në aktivitet ishin të pranishëm akademikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe personalitete të jetës publike.
Në fjalën e saj, Premti u shpreh se kjo ditë është një kujtesë e fuqishme që fjala shqipe mbetet një thesar i përjetshëm dhe burim krenarie.
“Sot, nën moton ‘Përbashkimi nëpërmjet shkronjave – Një komb, një gjuhë, një abetare’, ne rikthehemi tek rrënjët e identitetit tonë të përbashkët për të kujtuar një të vërtetë të thjeshtë, por të përjetshme: se gjuha është shtëpia jonë, ura që na lidh, forca që na bashkon kudo ku jetojmë. Kongresi i Manastirit e bëri këtë lidhje të mundur duke na dhënë mjetin më të çmuar të unitetit alfabetin e përbashkët”, deklaroi Premti.
Ajo theksoi se arsimi dhe gjuha shqipe janë prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë, duke nënvizuar përgjegjësinë e shtetit amë për të mbështetur shqiptarët në rajon dhe diasporë në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar.
Premti përmendi si objektiva kryesore harmonizimin e legjislacionit në fushën e arsimit shqip, digjitalizimin e mësimdhënies dhe zgjerimin e përdorimit të Abetares së Përbashkët në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
“Shqipëria, si shteti amë, ka përgjegjësinë të mbështesë shqiptarët në rajon dhe diasporë në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe identitetit të tyre kombëtar. Një rol të veçantë dhe të pazëvendësueshëm në këtë proces kanë mësuesit e gjuhës shqipe në rajon dhe diasporë. Objektivat tona kryesore janë harmonizimi i legjislacionit në fushën e arsimit shqip në rajon; digjitalizimi i mësimdhënies duke e bërë shqipen të aksesueshme online; zgjerimi i përdorimit të Abetares së Përbashkët në RMV dhe Malin e Zi”, theksoi ajo.
Top Channel