Tre ditë grevë, “paralizohet” Belgjika, sindikatat bllokojnë të gjithë vendin
Një paqe e përkohshme ose e padrejtë në Ukrainë mund t’i hapë rrugë një konflikti të ri brenda pesë viteve. Paralajmërimi vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili tha në qershor 2025 se “Rusia mund të jetë gati të përdorë forcën kundër nesh brenda pesë vitesh”.
Sipas analistëve perëndimorë, çdo marrëveshje paqeje që i jep Moskës avantazhe territoriale do ta bindë Vladimir Putinin se “agresioni shpërblehet”. Dhe kjo mund ta shtyjë Rusinë të zgjerojë ambiciet e saj ushtarake drejt vendeve të tjera europiane.
Rusia po planifikon një konflikt shumë më të madh
Një studim i Florence Gaub dhe Andreë Monaghan, “Hoë Russia sees the next ëar” (Si Rusia e sheh luftën e radhës), tregon se Kremlini nuk e sheh luftën si opsion ekstrem, por si një konflikt të pashmangshëm afatgjatë. Moska po përgatitet për një përplasje të mundshme me gjithë NATO-n, jo thjesht për operacione të kufizuara si në Ukrainë.
Ekspertët paralajmërojnë se duke u fokusuar vetëm te skenari i pushtimit të vendeve baltike, Perëndimi rrezikon të anashkalojë opsione të tjera të mundshme të agresionit rus.
Europa, mes panikut dhe kulturës së çarmatimit
Deklaratat e shefit të Ushtrisë Franceze, gjeneralit Fabien Mandon, i cili foli për “gatishmërinë për sakrifica njerëzore” në rast agresioni, shkaktuan reagime të forta politike në Francë. Qeveria u detyrua të sqaronte se “francezët nuk do të dërgohen të luftojnë në Ukrainë”.
Reagimi i ashpër tregon hendekun e madh mes elitës ushtarake, që e sheh rrezikun real të një lufte, dhe opinionit publik europian, që refuzon çdo ide për mobilizim.
Rusia po ndërton shpejt një industri dronësh; Perëndimi mbetet pas
Një tjetër alarm vjen nga rritja e kapaciteteve ruse në teknologjinë e dronëve. Qendra Rubicon, e krijuar në vitin 2024, kombinon kërkimin, prodhimin dhe përdorimin në front në mënyrë të përqendruar dhe efikase.
Sipas vlerësimeve, Rusia po e shndërron luftën në një konflikt gjithnjë e më të automatizuar, ku dronët dhe inteligjenca artificiale luajnë rol kryesor.
Zgjidhja për Perëndimin: riarmatim “inteligjent”
Ekspertët thonë se Europa dhe SHBA duhet të investojnë urgjentisht në teknologji ushtarake, robotikë, sistemet autonome dhe prodhim më të shpejtë të pajisjeve mbrojtëse.
Ndërkohë që burimet njerëzore janë të kufizuara, “njeriu duhet të jetë në plan të dytë, makina në plan të parë”, theksojnë analistët.
A do të jetë Perëndimi gati?
Nëse Rusia është vërtet e gatshme për agresion brenda pesë viteve, siç paralajmërojnë doktrinat e saj ushtarake, çështja kryesore nuk është nëse do të ketë luftë, por nëse Perëndimi do ta presë i përgatitur.
Top Channel