“Do të dërgojmë më shumë raketa mbrojtëse në Ukrainë”, Starmer përforcon mbështetjen për ukrainasit pas planit të paqes
40 mijë asteroide janë identifikuar pranë Tokës të cilat kalojnë brenda 45 milionë kilometrave nga orbita jonë, ndërsa 2 mijë prej tyre kanë një probabilitet për të goditur Tokën në 100 vitet e ardhshme.
Asteroidi i parë pranë Tokës u zbulua në 1898 dhe numri i zbulimeve është rritur ndjeshëm me zhvillimin e teleskopëve modernë: nga 40 mijë NEA-të e njohura, 10 mijë janë zbuluar vetëm tre vitet e fundit.
“Numri i zbulimeve po rritet në mënyrë eksponenciale,” thotë Luca Conversi, kreu i Qendrës së Koordinimit të Objekteve Pranë Tokës të ESA-s, duke theksuar se teleskopët e gjeneratës së re do të përshpejtojnë edhe më shumë këtë ritëm.
Shkencëtarët vlerësojnë se shumica e asteroideve të mëdhenj janë tashmë identifikuar. Vëmendja tani përqendrohet te asteroidet 100–300 metra, të cilat janë shumë më të vështira për t’u zbuluar dhe deri tani njihen vetëm rreth 30% e tyre.
Ndërkohë, misionet e mbrojtjes planetare të ESA-s po zgjerojnë aftësitë e tyre: Hera po udhëton drejt Dimorphos për të analizuar efektet e misionit DART; Ramses do të ndjekë asteroidin Apophis gjatë kalimit të tij të afërt në vitin 2029; dhe Neomir synon të mbulojë “pikën e verbër” të shkaktuar nga rrezet intensive të Diellit, të cilat pengojnë vëzhgimet nga Toka.
Top Channel