I vodhi celularin, 19-vjeçari bën për spital autorin, në gjendje kritike për jetën Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i Shteteve të Bashkuara që udhëhiqej nga sipërmarrësi Elon Musk, ka reshtur së ekzistuari tetë muaj pas përfundimit të mandatit të tij.
Scott Kupor, Drejtor i Zyrës së Menaxhimit të Personelit pohoi se DOGE: “Nuk ekziston më“. Kjo u raportua nga disa media ndërkombëtare duke cituar Reuters. Kupor shtoi se DOGE nuk është më një “entitet i centralizuar”. Shumë nga funksionet e ish-agjencisë, tani janë marrë përsipër nga zyra e Menaxhimit të Personelit.
Menjëherë pas marrjes së detyrës, Presidenti i SHBA-së Donald Trump pati njoftuar një sërë masash për të reduktuarmadhësinë e qeverisë dhe për të luftuar burokracinë. Ndër të tjera, ai krijoi DOGE me një urdhër ekzekutiv të nënshkruar që në ditën e tij të parë në detyrë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, duke i ngarkuar Musk mbikëqyrjen e punës së saj. Deklarata e sotme konfirmoi dyshimet se DOGE ishte gati të mbyllte dyert, dyshime këto që kanë qarkulluar ndjeshëm kohët e fundit, veçanërisht duke pasur parasysh “ftohjen” e marrëdhënieve midis Trump dhe Musk.
Largimi i tij shënoi fundin e një kapitulli që përfshiu mijëra largime nga puna, shuarjen e agjencive qeveritare dhe një sërë padish. Elon Musk e uli ndjeshëm objektivin për shkurtime në shpenzime — fillimisht nga 2 trilionë dollarë në 1 trilion, e më pas në 150 miliardë dollarë.
Herë pas here, ai përplasej me zyrtarë të tjerë të administratës Trump, të cilët e konsideronin të padëshiruar përpjekjen e tij për të ndryshuar strukturat e departamenteve të tyre.
Top Channel