Rusia reagon pas propozimit europian për paqe, këshilltari i Putin: Plotësisht jokonstruktiv, nuk funksionon për ne
Nuk kanë kaluar as tre ditë që nga skena e pabesueshme në Zyrën Ovale mes Donald Trump dhe Zohran Mamdanit ku presidenti i dha atij “leje” ta quante fashist dhe kryetari i zgjedhur i bashkisë së Nju Jorkut bëri pikërisht këtë.
Në një intervistë në emisionin “Meet the Press” të NBC-së, Mamdani u pyet nëse e konsideronte ende Trumpin një kërcënim për demokracinë.
“Unë vazhdoj të besoj gjithçka që kam thënë në të kaluarën”, u përgjigj kryetari i Nju Jorkut, duke shtuar: “Mendoj se është e rëndësishme në politikën tonë të mos i shmangemi pikave ku nuk pajtohemi.”
Në fjalimin e tij të fitores më 4 nëntor, Mamdani tha se Nju Jorku kishte provuar se mund të ishte një “dritë” në një “periudhë errësire politike”. “Nëse ka një mënyrë për të trembur një tiran, është të shkatërrosh kushtet që i lejuan atij të grumbullonte pushtet”, tha Mamdani.
“Pra, Donald Trump, e di që po më shikon, kam tre fjalë për ty: Rrit volumin”, tha Mamdani.
Trump kishte sulmuar ashpër Mamdanin gjatë fushatës, duke e quajtur atë një “komunist të çmendur”. Por të dy u takuan në Shtëpinë e Bardhë në një mënyrë jashtëzakonisht të qetë, teksa Trumpin tha se Mamdani “mund të bëjë një punë të mirë” dhe se “ne do ta ndihmojmë atë”.
Të dy burrat ranë dakord të punonin së bashku për strehimin dhe koston e jetesës, duke shprehur dashurinë e tyre të përbashkët për Nju Jorkun. “Ne ramë dakord për shumë më tepër sesa do të kisha pritur”, tha Trump në Zyrën Ovale, ku, siç vëren Guardian, ai madje u përpoq ta mbronte mysafirin e tij nga disa pyetje agresive nga gazetarët.
Top Channel