Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër
Ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati, ka deklaruar sot në një konferencë për mediat se arsye shtesë për mosvotimin e buxhetit për Komunë e Prishtinës është edhe nga partitë tjera të vendit.
Në konferencë ai ka theksuar se të gjitha partitë politike e patën mundësinë që të votojnë buxhetin për kryeqytetin në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, sipas tij, që e kishte thirrur Lëvizja Vetëvendosje, por nuk shkuan aty.
“Mosvotimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në Kuvendin e Kosovës erdhi pasi partitë politike e tjera, përfshirë edhe LDK-në, nuk erdhën në seancën e ftuar nga ne, e bojkotuan. Ishte mundësia që të votohej si pikë e ndarë e rendit të ditës pika e buxhetit”, tha ai.
“Ky vendim për mosvotim e bëri problemin edhe më të pariparueshëm, edhe mosvotimi i qeverisë edhe në takimin për dekretimin e zgjedhjeve nga presidentja, e cila ua dha edhe një shans partive politike që para se ta shpërndajë Kuvendin, por së paku të votojë buxhetin për tri komunat edhe për RTK-në, edhe marrëveshjet ndërkombëtare kjo ishte refuzuar edhe nga këto parti”, ka thënë Murati.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, në mungesë të kauzave të vërteta politike, ka vendosur të sabotojë, të marrë peng qytetarët e Prishtinës dhe të mbajë peng qytetin e Prishtinës, duke bërë betejën politike në kurriz të tyre”, shtoi ai.
Ai ka shtuar se LDK-ja dhe Lumir Abdixhiku janë vendosur një betejë politike në kurriz të qytetarëve të Prishtinës.
Top Channel