Pasojat e motit të keq në Fier, 80 ha tokë bujqësore ende nën ujë, banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

24/11/2025 14:30

Edhe pse lumi Vjosë tashmë është tërhequr në shtratin e tij, rreth 80 hektarë tokë bujqësore në fshatin Çerven në bashkinë e Fierit është ende nën ujë.

Banorët shprehen të indinjuar se të gjitha tokat e kultivuara me grurë, jonxhë, lakër, presh, spinaq, por edhe ullinj janë të përmbytura. Ata pohojnë se këto toka i disponojnë me ligjin 7501, edhe pse është tokë lumore, ata paguajnë taksa, por nuk dëmshpërblehen.

Fatmirësisht argjinatura e ndërtuar pas vitit 2017, i mbrojti nga përmbytjet e banesave, por mospastrimi i kanaleve kullues ka bërë tokat buzë lumit jo vetën të jenë nën ujë, por dhe uji të mos tërhiqet. ‘E kemi të pamundur të shkojmë në toka’,- thonë banorët ndërkohë që është kërkuar ndërhyrja e bashkisë me mjete.

I gjithë fshati është nën ujë. Po shkon 5-6 ditë që lumi nuk ikën. Ne jemi në përgjithësi të dëmtuar, jo vetë unë. Ullinjtë i kemi pa vjelë. Ju jeni të parët që kemi ardhur këtu, nuk ka ardhur njeri tjetër. Ne duam ndihma nga qeveria.”, u shpreh një nga banorët e prekur.

Një tjetër tha për TCH “Deri tani s’ka ardhur njeri. Janë gati 40 ha tokë që nuk kanë kanale kulluese, po bën një javë dhe nuk është larguar uji. Kryesorja është që të kemi kanal kullues.

Ende asnjë komision nuk ka dalë në terren për të verifikuar dëmet, ndërsa banorët nuk shpresojnë në dëmshpërblime.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta