“Blindimi” i banesës në Orosh nga RENEA, identifikohen dy personat që fshihen brenda shtëpisë, të armatosur rëndë

24/11/2025 19:23

Forcat e policisë në Pukë dhe forcat RENEA kanë rrethuar sot një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz në Pukë, që prej orëve të para të mëngjesit.

Brenda në banesë dyshohet se ndodhen dy persona të kërkuar, të identifikuar si Juljan Cumrraku, i cili dyshohet se është i lidhur me grupe terroriste, dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka, raporton gazetari i Top Channel Klodian Zhivani.

Të dy këta persona kanë qenë më herët në Siri, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Fillimisht ata janë pikasur nga policia e Pukës, dhe më pas ka mbërritur në zonë edhe Forcat RENEA. Prej disa orësh policia po u bën thirrje që të dorëzohen, por ata nuk kanë pranuar. Ndërkohë policia ka marrë vëllanë e Cumrraku për ta bindur atë të dorëzohet.

Ndërkohë të dy këta persona dyshohet se janë të armatosur rëndë, çka vështirëson dhe ndërhyrjen në banesë.

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta