Ura e Glinës shembet nga reshjet, pesë fshatra në Dropull mbeten të izoluara
Seanca me dyer të mbyllura në GJKKO për masën e pezullimit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku është shoqëruar me debate mes saj dhe prokurorit të çështjes.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka zbardhur pjesë nga përballja e tyre përpara gjyqtarit të çështjes.
Burimet bëjnë të ditur se Prokurori i SPAK ka kërkuar mbajtjen në fuqi të masës së pezullimit ndaj zv.kryeministres me argumentet se ajo rrezikon të largohet nga vendi, mund të intimidojë dëshmitarët për shkak se i ka vartës në institucionin që drejton dhe mund të prishë provat.
Sipas prokurorit Balluku së bashku me vartësit e saj mund të ripërsërisin veprën penale për shkak të pozicionit që mbajnë.
Nga ana e saj zv.kryeministrja Balluku është shprehur e hapur për hetimet, por ka kundërshtuar masën e pezullimit për shkak të detyrimeve që ajo ka si deputete e qarkut të Fierit.
Masën e arrestit në shtëpi e kanë kundërshtuar edhe dy drejtorët e KESH dhe ARRSH-së.
Top Channel