Sakrificat gjatë regjimit komunist, Bashkia e Lezhës nderon Kardinalin Ernest Simoni Troshani

21/11/2025 12:06

Në një ceremoni të veçantë, Bashkia Mirditë i akordoi certifikatën e mirënjohjes Kardinalit Ernest Simoni Troshani, si shenjë nderimi dhe vlerësimi për sakrificat, vuajtjet dhe mundimet e tij gjatë regjimit komunist.

Titulli iu dorëzua nga Kryetari i Bashkisë, Albert Mëlyshi, në prani të dhjetëra besimtarëve, pas përfundimit të Meshës së Shenjtë në Katedralen e Rrëshenit, të cilën e drejtoi vetë Kardinali Troshani.

Gjatë Meshës, Ipeshkvi i Rrëshenit, Monsinjor Gjergj Meta, falënderoi kardinalin për praninë e tij në Mirditë dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së besimit në këtë tokë historikisht të përgjakur.

Në mesazhet e tij, Kardinali Ernest Simoni Troshani përçoi mesazhe vëllazërie, paqeje dhe besimi të palëkundur në Zot, duke lënë një mesazh frymëzues për komunitetin dhe besimtarët e pranishëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta