“Nuk hyjmë në vallen e dorëheqjeve sa herë ka një akuzë”, Rama flet në grupin e PS për kërkesën e SPAK për Ballukun: Do pres raportin e Këshillit të Mandateve
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka shkuar të inspektojë urën e dëmtuar ne fshatin Xhyre te Librazhdit.
Koçiu u njoh me situatën duke kërkuar zgjidhje sa me te shpejtë për lëvizjen e 1700 banoreve te fshatit Xhyre.
Reshjet e dendura të natës së kaluar kanë shkaktuar probleme serioze në infrastrukturën rrugore të Gramshit.
Ura e Shëmrizës është dëmtuar në njërin krah, duke e bërë kalimin të vështirë për mjetet.
Probleme janë shënuar edhe në aksin Kodovjat–Mashan, ku një masiv dheu është shembur duke bllokuar rrugën kryesore. Firma e mirëmbajtjes është lajmëruar dhe ekipet janë nisur drejt zonës për të bërë të mundur pastrimin dhe hapjen e rrugës.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara.
Top Channel