Rama reagon për herë të parë për pezullimin e Belinda Ballukut nga SPAK: Vendim arbitrar, por do e respektojmë. Do mbrojmë pavarësinë e qeverisë në Kushtetuese

21/11/2025 12:49

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për pezullimin e Belinda Ballukut si ministre dhe si zv.kryeministre nga SPAK

Nga konferenca e përbashkët me komisioneren për Zgjerim Marta Kos, kreu i ekzekutivit tha se qeveria mbështet pavarësinë e gjyqësorit, si një shkëputje historike nga e kaluara.

Megjithatë, kryeministri tha se do të mbrojë edhe pavarësinë e qeverisë, duke e dorëzuar vendimin e pezullimit në Gjykatën Kushtetuese.

Edi Rama: Sa i përket rastit konkret dua të them 3 gjëra. Pavarësia e gjyqësorit, nuk është as slogan, as manovër politike dhe as eksperiment i përkohshëm, por një shkëputje historike nga e kaluara. E realizuar vetëm në vitet e fundit, kjo pavarësi ka sjellë një risi absolute dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga një fakt i pamohueshëm, varrosja e kulturës 100 e kusur vjeçare të pandëshkueshmërisë, por ama ka shfaqur dobësitë enjë pushteti krejt të ri, fëmijëror për nga mosha dhe reflekse të vjetra antidemokratike.

Dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin, jo thjeshtë për ne, këto reflekse të vjetra antidemokratike të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua mua personalisht mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte për çdo qëndrim nga ana jonë. Siç thotë një fjalë e mençur, kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pisët

Pezullimi nga detyra i një ministri, zv.kryeministr, një tjetër shfaqje e dobësive që përmenda më lart, dhe e reflekseve antidemokratike që përmenda më lart. Ky është një lart unikal në historinë e Europës, po ashtu dhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë. S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe gjykatës të pezullojnë nga detyra një anëtare qeverie, por, nëse një prokuror special dhe gjykatës i shkallës së parë speciale kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cënimi i funksionimit të pushtetit tjetër të pavarur duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe Parlamentit, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt, është strategjikja si gjithmonë. Për ta ruajtur dhe për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit.

Ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbritariteti të këtyre masave me asnjë lloj të këtij arbritariteti. As nuk do të angazhohemi larg qoftë me asnjë betejë politike-retorike me drejtësinë, por do të vazhdojmë me pavarësinë tonë. Do e respektojmë pezullimin e ministres dhe do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cënuar të qeverisë vetëm te drejtësia në gjykatën kushtetuese. Këta jemi ne, ky jam  unë dhe kështu do të jetë deri në fund për privilegjin që do qeverisë Shqipërinë që ta bëj pjesë të BE-së.

Pezullimi është vendim i gjykatës që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do të duhet të na thotë cili është qëndrimi i saj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta