LIVE/ Samiti i Planit të Rritjes në Tiranë. Rama pret komisioneren Marta Kos dhe liderët e Ballkanit Perëndimor: Nuk kërkojmë lëmoshë, jemi gati për në BE

21/11/2025 11:05

Këtë të premte, Tirana priti samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor ndanë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik drejt Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama priti rreth orës 9:30 komisioneren për Zgjerim, Marta Kos. Pas saj mbërriti edhe kryeministrja e Bosnje-Hercegovinës si dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Pak para se t’i drejtohej samitit, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët, nëse do ta shkarkojë Belinda Ballukun, të cilën një ditë më parë GJKKO e pezulloi nga detyra.

Teksa replikoi me një nga gazetaret, Rama tha: “Pse duhet të biesh ti në sy me ulërima. Merre fjalën fol me etikë dhe je në rregull. Do marrësh përgjigjen. Nëse do përmbushësh këto dy kritere unë do thyej çdo rregull dhe do ta jap fjalën”.

Teksa pati një shtrëngim duarsh me Kurtin, nuk munguan as pyetjet e gazetarëve për marrëdhënien mes dy kryeministrave.

A e do a se do, a të do a s’të do. 1 mijë episode. Po të këtë përgjigje nuk vazhdon telenovela”-u tha Rama gazetarëve.

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë gati që të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, duke e konsideruar si një “truprojë” të Europës.

10:43 “BE, realitet i prekshëm për shqiptarët”/ Marta Kos në Tiranë: Shfrytëzoni dy vitet e mbetura për të përgatitur…

Bashkimi Europian është tashmë një realitet i prekshëm për shqiptarët.Kështu deklaroi komisionerja për Zgjerim Marta Kos, e cila mori pjesë në samitin “Plani i rritjes, rruga në BE” që u mbajt në Tiranë. “Në duam që BE të jetë që sot një realitet i prekshëm për qytetarët tuaj. Shqiptarët, malazezët dhe maqedonasit përfitojnë nga kosto më të ulëta falë sistemit SEPA.

10:16 “Nuk po kërkojmë lëmoshë, po tregojmë që jemi gati”/ Rama: Europa të zgjedhë Ballkanin, do jemi truproja juaj

Tirana ka pritur samitin e Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos. Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë gati që të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, duke e konsideruar si një “truprojë” të Europës. “Reforma të mërzitshme në letër, të lodhshme në realitet, por të rëndësishme në realitet.

10:12 “Tarifat Roaming marrin fund në 2026”/ Rama në samit: Lehtësi kalimi në pikat kufitare me Europën

“Tashmë me finalizimin e bazës ligjore nga komisioni, ka një program që do i japë fund tarifave. Do të jetë suksesi ynë i ardhshëm pas SEPA. Roaming ka të bëjë me heqjen e një kufiri tjetër artificial. Një identitet një akses, një jetë digjitale në mbarë BE-në. Në 2027 do të jemi në pritje aty për BE-në. Pikëkalimet kufitare, nga pengesa në motorë zhvillimi. Kemi rënë dakord për 16 përparësi për kalimet kufitare“-u shpreh Rama.

10:00 Rama shtrëngim duarsh me Kurtin, i përgjigjet gazetarëve: A e do, a se do, vazhdon telenovela

Kryeministri Edi Rama priti homologun Albin Kurti në Pallatin e Brigadave, në nisje të samitit “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”. Teksa pati një shtrëngim duarsh me Kurtin, nuk munguan as pyetjet e gazetarëve për marrëdhënien mes dy kryeministrave. “A e do a se do, a të do a s’të do. 1 mijë episode. Po të këtë përgjigje nuk vazhdon telenovela”-u tha Rama gazetarëve.

09:45 “Do e shkarkoni Ballukun?”/ Rama i kthehet gazetares: Pse duhet të biesh në sy ti me ulërima, do ta jap fjalën nëse…

Kryeministri Edi Rama ndodhet para pallatit të Brigadave, aty ku po pret liderët e Ballkanit Perëndimor, për samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, që do të mbahet në Tiranë. Gjatë momentit që priste liderët, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët, nëse do ta shkarkojë Belinda Ballukun, të cilën një ditë më parë GJKKO e pezulloi nga detyra. Teksa replikoi me një nga gazetaret, Rama tha: “Pse duhet të biesh ti në sy me ulërima. Merre fjalën fol me etikë dhe je në rregull. Do marrësh përgjigjen. Nëse do përmbushësh këto dy kritere unë do thyej çdo rregull dhe do ta jap fjalën”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta