Kishte përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe rrethuar dhjetëra banesa, mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit
21/11/2025 21:29
Pas dy ditësh pune intensive, është mbyllur argjinatura e çarë në Rrile.
Mjete të shumta të ushtrisë, bashkisë dhe subjekteve private u bashkuan në ndërhyrjen emergjente për të vënë nën kontroll prurjet e ujërave të lagunës së Vainit, të cilat përmes çarjes kishin depërtuar duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe duke rrethuar dhjetëra banesa.
Ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për ngritjen e mëtejshme të argjinaturës, me qëllim parandalimin e çdo rreziku të ri nga rritja e nivelit të ujërave në lagunë.
Top Channel