I gjenden 120 kg drogë në një autobus, arrestohet shoferi në Kosovë
21/11/2025 12:32
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për posedim të lëndëve narkotike.
I njëjti është arrestuar në rajonin e Prishtinës dhe ishte shofer i një autobusi ku u gjetën 120 kilogramë substancë narkotike.
“I dyshuari B. K., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg”, njofton PSRKS.
B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë.
Top Channel