Gëzim Çela shpallet fajtor nga GJKKO, së bashku me të edhe 12 të tjerë/ Ja me sa vite burg do të dënohen

21/11/2025 15:17

Gjykata e Lartë ka dhënë këtë të premte vendimin përfundimtar në çështjen penale ndaj 13 të pandehurve, të akuzuar për trafikim të narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Mes tyre është edhe Gëzim Çela, i njohur në publik si “baron i drogës”.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë të pandehurit janë shpallur fajtorë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, në tentativë. Pjesa më e madhe janë dënuar edhe për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, ndërsa disa prej tyre për mbajtje apo prodhim të armëve pa leje.

Në total, gjykata ka vendosur dënime që arrijnë 107.8 vite burg për të gjithë të pandehurit.

Po ashtu, GJKKO njofton se armët e sekuestruara gjatë hetimit – përfshirë dy armë zjarri dhe një thikë – kalojnë në favor të shtetit, ndërsa lënda narkotike do të asgjësohet. Sendet dhe provat e tjera materiale mbeten në ruajtje për efekt të procedimeve të mëtejshme.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë
Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Arlind
Ismajlukaj, Gezim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik
Brokeri, Alket Deda (alias Dritan Deda), Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo
Ponomarenko, Kostiantyn Biellon dhe Armando Papa”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit,
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues
të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Erjon Bani, me vendimin nr. 74, datë
21.11.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arlind Ismajlukaj për kryerjen e veprës penale
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të
strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë,
neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal,
dënimin e tij me 13 vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arlind Ismajlukaj për kryerjen e veprës penale “Grupi
i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin
e tij me 4 vjet burgim.
3. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Arlind Ismajlukaj
dënohet me 14 vjet burgim.
4. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arlind
Ismajlukaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9
vite e 4 muaj burgim.
5. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.08.2023 dhe do të vuhet në një
burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin
e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gezim Çelaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i
narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar
kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4
dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me
14 vjet burgim.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gezim Çelaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i
strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin
e tij me 5 vjet burgim.
8. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Gezim Çelaj
dënohet me 15 vjet burgim.
9. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gezim Çelaj
ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 vjet burgim.
10. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 07.03.2024 dhe do të vuhet në një
burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin
e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nerim Çela për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i
narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar
kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4
dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me
12 vjet burgim.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nerim Çela për kryerjen e veprës penale “Grupi i
strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin
e tij me 2 vjet burgim.
13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nerim Çela për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa
leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni
278 paragrafi i katërt i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
14. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Nerim Çela dënohet
me 12 vjet e 6 muaj burgim.
15. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Nerim Çela i
ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite e 4 muaj
burgim.
16. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 16.08.2023 dhe do të vuhet në një
burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin
e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Mema për kryerjen e veprës penale
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të
strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë,
neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal,
dënimin e tij me 12 vjet burgim.
18. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Mema për kryerjen e veprës penale “Grupi i
strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin
e tij me 2 vjet burgim.
19. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Armando Mema
dënohet me 12 vite burgim.
20. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Armando
Mema i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite
burgim.
21. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.08.2023 dhe do të vuhet në një
burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin
e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
22. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Metaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i
narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar
kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4
dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me
12 vjet burgim.
23. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Metaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i
strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin
e tij me 2 vjet burgim.
24. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Dritan Metaj
dënohet me 12 vite burgim.
25. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dritan Metaj i
ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
26. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 09.10.2023 dhe do të vuhet në një
burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin
e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
27. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ben Dalipaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i
narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar
kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4
dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me
12 vjet burgim.
28. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ben Dalipaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i
strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin
e tij me 2 vjet burgim.
29. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ben Dalipaj
dënohet me 12 vite burgim.
30. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ben Dalipaj i
ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
31. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të vuhet në një
burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin
e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
32. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besnik Brokeri për kryerjen e veprës penale “Trafikimi
i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar
kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4
dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me
12 vjet burgim.
33. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besnik Brokeri për kryerjen e veprës penale “Grupi i
strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin
e tij me 2 vjet burgim.
34. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Besnik Brokeri
dënohet me 12 vite burgim.
35. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Besnik Brokeri
i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
36. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.08.2023, dhe do të vuhet në një
burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin
e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
37. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Deda (alias Dritan Deda) për kryerjen e veprës
penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të
grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi
i parë, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të
K.Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
38. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Deda (alias Dritan Deda) për kryerjen e veprës
penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i
K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
39. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Alket Deda (alias
Dritan Deda) dënohet me 12 vite burgim.
40. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Alket Deda
(alias Dritan Deda) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht
me 8 vite burgim.
41. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 30.04.2024, dhe do të vuhet në një
burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin
e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
42. Deklarimin fajtor të të pandehurit Selami Lushkaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi
i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar
kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4
dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me
12 vjet burgim.
43. Deklarimin fajtor të të pandehurit Selami Lushkaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i
strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin
e tij me 2 vjet burgim.
44. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Selami Lushkaj
dënohet me 12 vite burgim.
45. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Selami Lushkaj
i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
46. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 30.04.2024, dhe do të vuhet në një
burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin
e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
47. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ksenofon Bodo për kryerjen e veprës penale “Trafikimi
i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar
kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4
dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me
12 vjet burgim.
48. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ksenofon Bodo për kryerjen e veprës penale “Grupi i
strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin
e tij me 2 vjet burgim.
49. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ksenofon Bodo
dënohet me 12 vite burgim.
50. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ksenofon Bodo
i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
51. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 30.04.2024, dhe do të vuhet në një
burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin
e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
52. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kyrylo Ponomarenko për kryerjen e veprës penale
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të
strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë,
neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal,
dënimin e tij me 12 vjet burgim.
53. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kyrylo Ponomarenko për kryerjen e veprës penale
“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe
dënimin e tij me 2 vjet burgim.
54. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Kyrylo
Ponomarenko dënohet me 12 vite burgim.
55. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Kyrylo
Ponomarenko i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me
8 vite burgim.
56. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.08.2023, dhe do të vuhet në një
burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin
e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
57. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostiantyn Biellon për kryerjen e veprës penale
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të
strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë,
neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal,
dënimin e tij me 12 vjet burgim.
58. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostiantyn Biellon për kryerjen e veprës penale “Grupi
i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin
e tij me 2 vjet burgim.
59. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Kostiantyn Biellon
dënohet me 12 vite burgim.
60. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Kostiantyn
Biellon i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite
burgim.
61. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 15.08.2025, dhe do të vuhet në një
burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin
e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
62. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Papa për kryerjen e veprës penale “Trafikimi
i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar
kriminal, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, neni 28 pika 4
dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me
12 vjet burgim.
63. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Papa për kryerjen e veprës penale “Grupi i
strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin
e tij me 2 vjet burgim.
64. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Papa për kryerjen e veprës penale “Prodhimi,
mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 paragrafi
i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.
65. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Armando Papa
dënohet me 12 vite burgim.
66. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Armando Papa
i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.
67. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit, datë 01.04.2023, dhe do të vuhet në një
burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin
e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
68. Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale, dy armët e zjarrit dhe fishekët e
sekuestruara shtetasit Nerim Cela, sipas procesverbalit “Për sekuestrimin e sendeve”, datë
15.08.2023 si dhe arma e ftohtë, thikë, sekuestruar shtetasit Armando Papa, të kalojnë në
favor të shtetit.
69. Lënda narkotike, e sekuestruar me datë 15.08.2023, të asgjesohet në bazë të nenit 190, pika
1, gërma “b” të K.Pr.Penale.
70. Sendet dhe provat e tjera materiale të sekuestruara të mbeten në ruajtje për efekt të gjykimit
të çështjes penale të ndarë dhe procedimit pasuror.
71. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i
ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
72. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit
të vendimit të arsyetuar.
Tiranë, më datë 21.11.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta