‘Duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë’/Plani i SHBA-së për Ukrainën, Trump: Zelensky ta miratojë, përndryshe të vazhdojë luftën

21/11/2025 22:50

Donald Trump u pyet në lidhje me planin e paqes të propozuar nga SHBA-të në Kiev për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pas takimit të tij me kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Nju Jorkut, Zohrab Mammani.

Një gazetar e pyeti nëse kishte folur me Volodymyr Zelensky-n për planin me 28 pika, dhe Trump u përgjigj: “Ne kemi një plan. Është e tmerrshme ajo që po ndodh [domethënë lufta]. Është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.”

“Ne besojmë se kemi një mënyrë për të bërë paqe. Ai duhet ta miratojë atë,” tha ai.

Në një pyetje tjetër në lidhje me kritikat ndaj planit, Trump u përgjigj: “Do të thuash që Zelensky-t nuk i pëlqen? Atij duhet t’i pëlqejë, dhe nëse nuk i pëlqen, mendoj se atëherë ata duhet të vazhdojnë të luftojnë.”

Ai shtoi se “[Zelensky] duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë, dy vjet më parë,” shtoi Trump.

Por Trump tha për presidentin ukrainas se “në këtë moment, ai do të duhet të pranojë diçka. Ju kujtohet në Zyrën Ovale, pak kohë më parë, i thashë, ‘Nuk i keni dokumentet’. “E trashëgova këtë luftë. Mendova se ai duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë, dy vjet më parë”, përfundoi ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta