Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin Milot–Kalimash, pranë Rrëshenit, ku automjeti me targa AA473FL është përplasur fillimisht me një kamion me targa 01314CB, i drejtuar nga Nexhmedin Isufi, dhe më pas me një kamion-trailer me targa 04418TA, që drejtohej nga Vllaznim Gashi.
Nga përplasja e rëndë ka humbur jetën Eugen Bardhoku, 24 vjeç, banues në Rrubik, i cili udhëtonte me mjetin me targa AA473FL. Drejtuesi i kamion-trailerit, Vllaznim Gashi, është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.
Aksidenti ka bllokuar të gjithë qarkullimin në Rrugën e Kombit, duke detyruar devijimin e automjeteve drejt rrugës së vjetër Rubik–Rrëshen.
Qindra qytetarë kanë mbetur në trafik, ndërsa përdorues të rrugës raportojnë mungesë menaxhimi dhe situatë të kaotike.
Ndërkohë, efektivët e Policisë Rrugore kanë penguar gazetarët të afrohen në vendngjarje për të kryer detyrën. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit të rëndë.
Top Channel