Vrasja për një kafe në Manzë/ U vetëdorëzua, pritet të mbahet seanca për Daniel Pepën
20/11/2025 12:26
Rreth një muaji pas vrasjes së dyfishtë në një lokal në Manzë, dje u dorëzua autori i shpallur në kërkim për vrasjen e Flori Paluçin, Daniel Pepa.
Sot pritet që Pepës t’i merret dëshmia në Gjykatën e Durrësit.
Gjatë seancës gjyqësore do të bëhet dhe verifikimi i kushteve të caktimit të masës së sigurisë. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
21-vjeçari qëlloi për vdekje Flori Paluçin 33 vjeç, pasi ky i fundit i vrau shokun, Aranit Kurti 23 vjeç.
Top Channel