Shkarkohet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi/ Këshilli Prokurorial e zëvendëson me Agron Qalajn

20/11/2025 11:51

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Për shkarkimin e Besim Kelmendit votuan pesë anëtarë.

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, u vendos që Agron Qalaj të emërohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit.

Kelmendi u shpreh se ka një organizim të brendshëm të Këshillit Prokurorial për shkarkimin e tij.

“Sot nga zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial doli një propozim, të cilin ajo e lexoi, por nuk dihet se kush ia ka shkruar. Ndoshta ai është zëdhënësi i tyre në media. Një dhe i vetëm. Kam dëgjuar shumë mirë çka ke thënë. Nëse është dikush pjesë e grupeve, tregoni cili grup është”, deklaroi Kelmendi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta