Sulmi rus në Ukrainë, 20 të vrarë/ Polonia e Rumania ngrenë avionët bombardues!

19/11/2025 15:12

Në njërin prej sulmeve më të egra e më masive të kohëve të fundit ndaj Ukrainës, Rusia ka lëshuar drejt vendit fqinj me dhjetëra raketa hipersonike, kruz dhe balistike të lëshuara nga avionë bombardues, nga toka e nga anije.

Goditja e forcave të Moskës shënjestroi rajone të ndodhura pranë kufirit me Poloninë, çka e vuri në alarm Varshavën. Gjatë natës, Forcat e saj ajrore kryen operacione parandaluese brenda hapësirës ajrore të vendit, e kjo për shkak të sulmit të Federatës Ruse ndaj objektivave të vendosura në territorin ukrainas”, sipas Komandës Operacionale të Forcave të Armatosura Polake.

“U aktivizuan avionë bombardues, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar arritën gatishmërinë maksimale”, thuhet në një postim të saj në rrjetet sociale.

Polonia ka mbyllur përkohësisht aeroportet e saj në Rzeszóë dhe Lublin, në juglindje të vendit. Suipas autoriteteve vendase, ky hap u ndërmor për shkak të nevojës për të siguruar lirinë operacionale të aviacionit ushtarak, në mbrojtje të kufijve të vendit.

Sulmi i fundit i forcave rusë në Ukrainë ka shkaktuar 20 të vrarë e 66 të plagosur, es të cilëve 16 fëmijë, çka e bën një nga më vdekjeprurësit që nga fillimi i luftës shkurtin e vitit 2022.

Pas Polonisë, edhe Rumania ngriti avionët luftarakë mes njoftimeve se një dron shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus kundër infrastrukturës ukrainase pranë kufirit. Ministria tha se radari së pari kapi sinjalin e një droni 8 kilometra brenda hapësirës ajrore kombëtare, pranë dy fshatrave në qarkun Tulcea. Sinjali i dronit u zhduk nga radari para se të rishfaqej herë pas here për 12 minuta pranë fshatrave në qarkun Galati, thuhet në njoftim. Rumania, shtet anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO-s, e ndan një kufi prej 650 kilometrave me Ukrainën. Ajoa ngriti dy avionë Eurofighter – pjesë e misioneve gjermane të kontrollit ajror në Rumani – dhe më pas dy avionë luftarakë rumunë F-16, si dhe paralajmëroi qytetarët në qarqet juglindore Tulcea dhe Galati që të kërkonin strehim.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta