Delvina nën pushtetin e ujit, përroi del nga shtrati dhe përmbyt tokat në fshatin Bajkaj

19/11/2025 09:36

Reshjet e dendura që kanë goditur Delvinën gjatë natës kanë shkaktuar një situatë të rëndë emergjence, duke bllokuar rrugën kryesore hyrëse të qytetit dhe duke izoluar disa zona.

Prurjet e mëdha të ujit kanë hyrë në biznese përgjatë aksit, duke dëmtuar mallra dhe pajisje, ndërsa banorët raportojnë se niveli i ujit është rritur me shpejtësi.

Punonjësit e bashkisë dhe mjetet e rënda kanë punuar gjatë gjithë natës për të hapur rrugët dhe për të devijuar ujin nga zonat e banuara. Po ashtu edhe kryetari i Bashkisë Delvinë ka qenë në terren, duke monitoruar situatën dhe koordinuar ekipet e emergjencës.

Zona të izoluara:

  • Vana – Banorët janë aktualisht të izoluar për shkak të prurjeve të mëdha dhe bllokimit të rrugëve lidhëse.
  • Lagjja Xhermëhallë – Po ashtu e izoluar, me banorë që raportojnë vështirësi të mëdha në lëvizje dhe dëme të konsiderueshme në banesa.
  • Qendra e qytetit – Biznese të përmbytura dhe qarkullim pothuajse i pamundur në disa segmente.

Autoritetet pritet të japin një përditësim të ri gjatë orëve të paradites, ndërsa banorëve u kërkohet të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave civile.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta