Mbyllen diskutimet, por jo seanca/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës thirrje subjekteve politike: Të mblidhemi dhe të miratojmë ligjet jetike të vendit

19/11/2025 13:10

Kryetari i Kuvendit të Kuvendit, Dimal Basha, i ka mbyllur diskutimet lidhur me pikat e rendit të ditës për seancën e parë të së mërkurës, por jo edhe vetë seancën.

Në rast se kemi ndryshim të qëndrimeve, iu bëj thirrje të gjitha subjekteve politike dhe deputetëve që të mblidhemi dhe t’i kalojmë këto ligje që janë jetike për Kosovën”, tha Basha.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka bërë thirrje deputetëve të të gjitha partive të shkojnë në Kuvend për të votuar për marrëveshjet ndërkombëtare dhe buxhetin vjetor.

Kurti tha se Kosova “do t’i humbë mbi 200 milionë euro pakthyeshëm”, nëse nuk ratifikohen sot marrëveshjet me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes dhe ato me Bankën Botërore.

Ai tha se do të humbin “88 milionë euro nga Plani i Rritjes dhe 120 milionë euro nga këto tri marrëveshje me Bankën Botërore”.

Ju e dini shumë mirë, se për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk mjaftojmë ne, edhe po ta kishim Qeverinë. Por, interesi publik dhe e mira shoqërore e kërkojnë të jemi aty bashkë. U bëj thirrje të gjithë deputetëve pa dallim partie, që sot të jemi këtu në Kuvend, ku na ka sjellë populli, t’i votojmë tri marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Kurti.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta