“Duartrokitje për të pandehurën e SPAK”/ Peleshi i tërheq vëmendjen Bardhit: Nuk e keni të drejtën e fjalës për të personalizuar goditje

19/11/2025 10:41

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate dhe me tone të larta.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e nisi fjalën e tij për të sulmuar politikisht zv.kryeministren Belinda Balluku, duke thënë ‘Duartrokitje për të pandehurën e SPAK’.

Menjëherë ndërhyri kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili i tërhoqi vëmendjen Bardhit.

Pjesë nga debati:

Bardhi: T’i japim një duartrokitje të pandehurës së SPAK

Peleshi: Ju tërheq vëmendjen, ju, fjalën e keni për të folur për kalendarin,.

Bardhi: E kuptoj që është fjali turpi, statusi i pandehur, por është status ligjor, s’po them çfarë i thotë ajo Ramës. Atë e kanë në raport me njëra-tjetrin. Për të kaluar të kalendari, kemi votuar kundër sepse nuk do i të flitet për buxhetin. Referimi për buxhetin është mashtrim për pensionistët, ashtu siç është rritja e pagës.

Nuk doni që të diskutohet paketa fiskale, pasi nuk doni që shqiptarët të mësojnë të vërtetën. pensionistëve bëni sikur i rrisni pensionin. Në shkelje totale të rregullores së Kuvendit, pa miratuar një kalendar, qeveria solli projektbuxhetin pa ligje financiare. Dy javë pasi kishte filluar diskutimi i buxhetit, të remtën qeveria solli 8 projektligje, pa kaluar 24 orë shqyrtohet dhe i miratuat ne 2 orë diskutime pa dëgjuar asnjë institucion, i shqyrtuat të hënë dhe i futët në seancë. Nuk po bën një javë që paketa fiskale ka ardhur në Kuvend. E di që kartonët këtej do ngrihen jeshil lexuar apo pa lexuar paketën fiskale.

Për 12 vite e kishit harrua fjalën pensionistë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta