Banorët e disa fshatrave në Malësinë e Madhe po përballen me një situatë alarmante për shkak të shtimit të çakejve, të cilët vitet e fundit janë afruar deri pranë qytetit të Koplikut.
Në fshatin Kosan, vetëm gjatë 10 ditëve të fundit, çakejt kanë sulmuar dhjetëra bagëti të imta, qen, shpendë, madje janë futur edhe në oborret e banesave.
Një prej banorëve, Kolëc Kolaj, tregon se ka gjetur një tufë çakejsh brenda në shtëpinë e tij…
Këto kafshë grabitqare po lëvizin në kope, duke sulmuar gjithçka të gjallë që u del përpara, ndërsa rreziku është zgjeruar edhe te bizneset e turizmit, pasi prania e tyre ka trembur turistet.
Institucionet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë e pranojnë problemin, por theksojnë se vrasja e çakejve është e ndaluar, për këtë arsye po studiohet një zgjidhje tjetër.
Top Channel