“Kryqëzohet” Osmani/ 900 banda kriminale në Kosovë, presidentja pranon gabimin: Ishte e paqëllimshme

17/11/2025 17:04

Vjosa Osmani nuk e pranon përgjegjësinë për vonesën në krijimin e qeverisë, duke argumentuar se kjo nuk i takon asaj si presidente, por partive politike, ndërsa insistoi se në çdo rast ka respektuar Kushtetutën.

“Ftesa si seancë mund të bëhet edhe si seancë e jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të deputetëve dhe jam e bindur që ajo do të ftohet me kohë, në mënyrë që të respektohen afatet kushtetuese për formimin e qeverisë, kurse, në anën tjetër unë nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë rezultati i votimit, me rëndësi është që seanca të ftohet brenda atij afati dhe pastaj është në duart e deputetëve, partive politike se çfarë diskutojnë mes vete, këto janë procese që nuk kam ndërhyrë më parë dhe nuk mund të ndërhyjë as tash. 25:09 Kam pasur shpresë që do të ftohet më herët bazuar në bisedat që kemi pasur”, deklaroi Osmani.

Osmani sqaroi gjithashtu edhe deklaratën e saj lidhur me shifrën “900 banda kriminale”, duke theksuar se bëhej fjalë për numrin e rasteve dhe jo për banda të veçanta.

“Dje kemi dhënë një sqarim zyrtar. Në intervistën që kam dhënë për Politico janë bërë ndryshime të nevojshme. Ajo çfarë kam menduar ka qenë numri i rasteve, sepse bandat serbe kanë qenë të involvuara në qindra raste, qoftë të keqpërdorimit të votave, presionit ndaj qytetarëve serb, futjes ilegale të armëve, dhunës ndaj qytetarëve, djegies së makinave”, tha ajo.

Osmani shtoi se ka pasur edhe raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe KFOR-it.

“93 raste kemi të sulmeve ndaj KFOR-it. Kam qenë duke menduar për rastet, ishte diçka e paqëllimshme”, u shpreh ajo.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta